Home KRYESORE Disa pyetje për Lulzim Bashën Nga Elida Buçpapaj

Disa pyetje për Lulzim Bashën Nga Elida Buçpapaj

Ju zoti Basha ishit në SHBA.

Nga intervista tek Zëri i Amerikës folët në përgjithësi dhe opinionin nuk e informuat për asgjë.

Bëtë vetëm zhurmuesin dhe demagogun.

Edhe në faqen tuaj në rrjetin social po ashtu asnjë foto nga takimet.

Krejt ndryshe nga Berisha që për hir të së vërtetës në vizitat e tij iu referohej emër për emër atyre që takohej, që e prisnin dhe shkëmbente mendime.

Me cilët u takuat ?

Cilët ishin ata senatorë dhe kongresmenë ?

Apo ata bashkëpunëtorë të nivelit të lartë të administratës Trump që pretendoni se jeni takuar, sepse opinioni nuk mund t’i marrë me mend pa ua treguar ju!

Por së pari, vizita juaj në SHBA ishte zyrtare apo private?

Nëse ishte zyrtare, kush ju ftoi ?

Sepse nuk mund të mbani terr informativ.

Vetëm nëse do të udhëtonit si qytetar i thjeshtë po, mund të heshtnit pasi t’i thoshit publikut, se e keni vizituar SHBA për arsye thjeshtë personale apo si turist dhe që nuk ka të bëjë me rolin politik që ju keni.

Opinionit nuk mund t’i hidhni hi syve.

Në çadër flisni si gramafon i rrethuar nga një dorë fanatikësh, por opinioni dhe votuesit nuk janë ai grusht çadristash!

Prandaj flisni, fol !

Sepse tek Zëri i Amerikës bëre gjithë atë zhurmë dhe ndërkohë nuk the asgjë.

Cili nga ata që takove mbështeti idenë tënde për qeveri teknike ?

Cili nga ata me të cilët je takuar të mbështeti që t’i bojkotosh zgjedhjet ?

Fillo pra e trego nga e para:

Kush e pagoi udhëtimin ?

Ishte një udhëtim i rregulluar nga firma lobuese që paguan PD ?

Sa paguan PD për firmën lobuese ?

Keni patur si firmë lobuese Podestën, që drejtoi fushatën elektorale të zonjës Clinton, paçka se na hiqeni sot si Trumpista.

Po tani cila është firma që lobon për ju në Washington D.C. ?

Sa ju kushtoi udhëtimi ?

Je i detyruar t’ia tregosh publikut, pikë për pikë dhe në mënyrë transparente, edhe për koston e udhëtimit, edhe për llojin e ftesës, edhe me cilët zyrtarë të lartë të SHBA je takuar, edhe për çfarë të kanë mbështetur.

Shpëtim Idrizi doli para dy ditësh me kërkesën për sistem votues proporcional kombëtar.

Prej këtej fillon kauza për të patur zgjedhje të lira e të ndershme, kur i hiqet hegjemonia njëshave si puna jote apo e liderëve të partive në Shqipëri të kthyer në “padrinot” e politikës shqiptare që vendosni se cilët do të jenë ose jo deputetët e Kuvendit të Shqipërisë./.voal.ch

Share: