Home KRYESORE Kanaçja që zgjoi publikun…

Kanaçja që zgjoi publikun…

Nga Ylli Dylgjeri

Ka ngjallur shumë bujë dhe pikëpyetje ndalimi i shtetasit izraelit në Rinas, i cili po largohej nga Shqipëria me një valixhe-aparaturë të sofistikuar e cila sipas të dhënave të deri tanishme shërben për zbulimin e përgjuesve ambientalë.

Ky lajm morri vemendjen e mediave gjate diten sotme. Por ajo qe e ben me intrigues është një Portal Militant që vendosi edhe emrat e porositësve politikanë e biznesmen mediash si porositçs së këtij shërbimi!!! Për të qenë me korekt me publikun ky lajm duhej te kishte nje sqarim zyrtar nga komuniteti i inteligjences ne vend. Car eshte ky komunitet inteligjence do me pyesni?

Te gjitha sherbimet inteligjente te vendit perbejne komunitetin e inteligjences: SHISH, Policia e Shtetit, SHKB, Sherbimet inteligjente te Ministrise se Mbrojtjes jane pjese te ketij komuniteti. Por Ne, ende nuk e kemi te insticionalizuar nje komunitet te tille, me parime e rregulla te qarta te transparences dhe Mardhenieve Publike.

Nese do ekzistonte ky si Komunitet atehere dhe Publikut permes zedhenies do ti sqarohej zyrtarisht se pse ekziston dhe per cfare sherben nje paisje e tille inteligjente. Duhet thene se kjo aparature e sofistikuar edhe sot gjendet dhe funksionon ne Shqiperi. Jane strukturat e Gardes se Republikes qe e posedojne ligjerisht ate sot dhe e perdorin sipas rastit e nevojave apo kerkesave te sherbimit gjate ruajtjes se personaliteteve. Eshte detyre e tyre te pastrojne nga pergjues te tille te paligjshem zyrat e Vipave ne politike.

Kjo aparature kryen nje sherbim dhe si e tille ne nje shoqeri te lire mund tu sherbeje edhe individeve dhe biznesit ne kushtet e konkurences se pandershme. Njihet spiunazhi ekonomik. Ndaj ne shoqerine e lire gjithkush mund ta porosise kete sherbim lirshem per te mbrojtur sekretin afarist apo privacine ne biznes.Edhe dedektivet privat mund te kryejne sherbime te tilla kundrejt faturave te hapura.

Ndaj dhe zhurma e sotme ndaj aparatures pergjuese ngjan me nje kanace bosh qe kercet trotuareve te Tiranes.

Share: