“Bëmat e shqiptarëve” prapë në kryelajmet e mediave serbe, të cilat trillojnë tema ku inkriminojnë shqiptarët.
E fundit, është ajo e cila publikohet në numrin e nesërm të gazetës Kurir, dhe hiç më pak se si temë kryesore në ballinën e kësaj gazete ndër më të shiturat në Serbi, shkruan gazetametro.net.
Kurir, pretendon se agjentët danezë kanë zbuluar planin e terroristëve shqiptarë të cilët ishin përpjekur ta vrisnin në Kopenhagen këngëtaren e popullarizuar të turbo-folkut serb, Ceca Raznatovic, ish-bashkëshorte e kriminelit të vrarë serb Arkan.
Ceca në Danimarkë, udhëton të premten, ku sipas gazetës serbe, do të shoqërohet nga shërbimi intelegjent danez, dhe forcat speciale të këtij vendi nuk do t’i ndahen 24 orë./360grade.al