Home KRYESORE Shqiptari që drejtonte prostitutat nga burgu i Frosinones

Shqiptari që drejtonte prostitutat nga burgu i Frosinones

Në Itali, 11 persona kanë përfunduar në qeli pas një hetimi të prokurorisë të akuzuar se në mënyrë të paligjshme kanë futur në burg celularë. Mes të ndaluarve është edhe një gardian në burgun e Frosinones.

Sipas medieve italiane droga dhe telefonat celularë kanë kaluar me shumë lehtësi tek të burgosurit pasi mjaftonte që një oficeri t’i ofrosh vetëm 500 €. Mediat kanë sjellë edhe rastin e një shqiptari të quajtur Gojart Leba, 35-vjeç që drejtonte një rreth prostitucioni me telefon nga burgu.

Në këtë rrjet bënin pjesë motra dhe e dashura e tij, të cilat vetë-prostituoheshin. I burgosuri jepte urdhra precizë në kohë reale nëpërmjet telefonit se si vajzat të menaxhonin klientët dhe pagesën që do u kërkonin atyre.

Share: