Home KRYESORE Ylli Manjani: Ja përse nuk u dorëhoq Saimir Tahiri!

Ylli Manjani: Ja përse nuk u dorëhoq Saimir Tahiri!

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, merr në “mbrojtje” ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin dhe shpegon arësyet sipas tij, se përse Tahiri me të drejtë i refuzoi Ramës, dorëheqjen: “Pse duhej të dorëhiqej?! Ishte luajal ndaj shefit të tij. ”Unë bëra çfarë më the ti, tani pse më faturon kostot e tua, këtë duhet të ketë thënë.

Mua më shqetëson kjo gjë që e kam thënë: duhet lënë polici të bëjë punën e vet, hetuesin të bëjë punën e vet, prokurorin të bëjë punën e vet. Ministrat bëjnë koordinimin, bashkërendimin e gjësë, por jo zëdhënësin e policisë. Dolëm ne ”Kapëm grabitësit”. Çfarë grabitësish kapën?! Sukses i madh i ministrit të Brendshëm se u kapën ca grabitës. Po ç’domethënë?! Po policët ku janë?!

Dhe fundi i historisë që tregon realisht çfarë shërbimi policimi u krijua, edhe për shkak të mungesës së përvojës. Tentoj ta quaj mungesë përvojë, për të mos spekuluar më shumë, na doli që ishte polici politike. Ç’ishte ajo ”Faleminderit Saimir!”?! Policia e Shtetit falenderon Saimirin?!

Po ç’domethënë kjo?! Në cilin vend të NATO-s, apo BE-së dalin policët edhe i thonë ”Faleminderit” një ministri që ikën. Ç’është kjo?! Përveçse militantët e partisë nuk ka kush ta bëjë tjetër dhe kjo është një gjë që lë një shije shumë të keqe në kuptimin e shtetit, ligjit, e funksionimit të jetës politike. Padiskutim që Partia Socialiste paska disa militantë në polici.

Dhe pastaj vijmë te arsyetimi i ditëve të sotme. Kush do na garantojë zgjedhje ne? Këta që thonë ”Faleminderit Saimir”?!” 360grade.al

Share: