Home KRYESORE Zef Preci Leter te Hapur per zbardhjen e se vertetes mbi historine...

Zef Preci Leter te Hapur per zbardhjen e se vertetes mbi historine e Konteniereve

Nga Zef Preci

zt. Ylli Rakipi, Programi “Te paekspozuarit”!
Redaksise se emisionit “STOP” – Klan TV!
Redaksise se emisonit Fiks Fare – Top Channel!
BIRN Albania!
Gazetareve investigative te interesuar!

Te nderuar Zonja dhe Zoterinj te gazetarise investigative!

Ashtu si shume qytetare te tjere te vendit, po ndjek jo pa shqetesim publikimet diteve te fundit te mas-medias vendase (kryesisht te portaleve online) dhe shtypit te huaj (kryesisht Italian) rreth skandalit te pretenduar te futjes nga Italia tranzit ne territorin shqiptar te rreth 1300 kontejnereve me permbajtje te rrezikshme (ose jo, thjesht mbetje urbane) dhe me destinacion Maqedonine, por qe pretendohet te kene mbetur apo te jene asgjesuar ne territorin shqiptar.

Pa pretenduar per nje profesionalizem te thelluar ne trajtimin e kesaj ceshtjeje tejet delikate, si dhe duke besuar ne integritetin profesional dhe pergjegjshmerine ndaj shikuesve te programeve qe ju drejtoni, ju lutem te mbani paraysh edhe sa vijon:

1) Tenderi per landfillin e Drislas (Shkup) ka qene debatuar publikisht si i dyshuar per korrupsion ne Kuvendin e Maqedonise dhe aktualisht eshte subjekt investigimi i kolegeve tuaj atje. Kjo do te sherbeje per moderuar ngutjen e aplikimit te formave te ngjashme edhe ne vendin tone aktualisht dhe ne perspektive.

2) Cmoj se duhen investiguar ne hollesi doganat shqiptare sepse ka mundesi qe tranzitimi te jete mbuluar me emertim te ndryshuar te mallit (psh kontejnere ne ushqime), por qe nese rezulton te jete dokumentuar keshtu kemi te bejme me skandal edhe me te madh sepse kjo deshmon shkeljen e rregullave te levizjes se mallrave ne territorin e Repulbikes se Shqiperise, eshte rast i dyshuar per evazion fiskal dhe tregues i qarte i mosfunksionimit te skanimit. Dmth ky dhe rastet e trafikimit te tonelatave te droges permes doganave shqiptare nuk justifikojne heshtjen e autoriteteve dhe mosfillimin prej tyre te procedures se heqjes se licenses per kompanine koncesionare te kontraktuar nga qeveria per kete qellim.

3) Disa akte disi te nxituara te qeverise si psh ndertimi dhe venia ne pune e landfill-it te Elbasanit, ngritja me procedura te dyshimta “sui generis” e ndermarrjes se perbashket shqiptaro-italiane nga Bashkia e Tiranes, nxitimi per te ngritur nhe landfill tjeter ne Fier e mbi te gjitha “telenovela” e (mos)miratimit nga Kuvendi e ligjit per importimin e mbetjeve/plehrave meritojne te analizohen ne kontekstin e skandalit te pretenduar te zhdukjes ne territorin shqiptar per 1300 kontejnereve me mbetje te rrezikshme nga Napoli, sic eshte shkruar dhe folur keto dite.

4) Duke qene se nder format juridike te rrezikshme te perdorura nga Eko-mafia per legjitimimin e veprimtarise vet ne rajonin tone mbetet i ashtuquajturi “partneritet publik-privat” (forme kjo dominante aktualisht dhe ne perspektive edhe nga qeveria aktuale) cmoj se si subjekt i investigimit tuaj mund dhe duhet te jene edhe kompanite e perfshira ne menaxhimin e mbetjeve urbane ne Shkup dhe ne territorin shqiptar. Ne vleresimin tim, ekzistojne dyshime jo te vogla se biznese te njohura per fuqine lobuese ne dy administratat e fundit shqiptare dhe me shtrirje ne rajon, por edhe qe zoterojne infrastrukturen perkatese per sipermarrje te tilla, te jene te perfshira ne biznesin e dyshuar te asgjesimit apo depozitimit te mbetjeve urbane edeh/ose te rrezikshem ne territorin shqiptar.

Se fundi, duke u kthyer pas ne kohe, vlen te theksohet se tentativat e “investimeve” private ne fushen e mbetjeve urbane te kushtezuara me importimin e mbetjeve nga vendet e origjines se investitoreve kane qene permanente kundrejt te gjitha qeverive shqiptare te pas 1990-tes, por duket se deri me sot kjo nuk eshte bere e mundur deri me sot, te pakten legalisht…

Hedhja drite mbi kete skandal te dyshuar do t’i sherbeje jo vetem rikthimit te qetesise te qytetaret (ne rastin kur provohet se nuk ka patur import ilegal mbetjesh urbane edhe/ose te rrezikshme gjate viteve te fundit), por edhe ndeshkimit te personave pergjegjes (nese per fat te keq do te rezultoje e kunderta, gje qe une uroj te mos
ndodhe).

Me respekt, Zef Preci

Share: