Home KRYESORE Basha thyen heshtjen: Zbardh telefonatën me Blushin

Basha thyen heshtjen: Zbardh telefonatën me Blushin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në emisionin Opinion ka folur për kreun e LIBRA-s, deputetin Ben Blushi.

Basha ka treguar për një telefonatë të kryer më parë, por gjatë emisionit të mbrëmjes ka thyer heshtjen, duke folur për bisedën që ka bërë me të.

Kreu i demokratëve, ka telefonuar kreun e LIBRA-s, Blushin në kohën kur ai dha dorëheqjen nga Partia Socialiste ndërsa e ka përgëzuar për vendimin e marrë, që sipas tij ishte i duhuri.

Ai tha se deputeti Ben Blushi, kohë më parë, u ka thënë disa deputetëve të PD-së që ka edhe lidhje miqësore me ta, kanë treguar se Blushi kërkon që PD të dalë dhe të bojkotojë.

Basha tha se ne si forcë e madhe politike dhe me përgjegjshmëri të madhe, vendimet nuk i merr në hava. Kryedemokrati tregoi se nëse marrim vendime të tilla që të çojnë drejt bojkotit, por që nuk do ta bëjnë, pasi PD nuk ka folur për bojkot por për zgjedhje farsë.

Basha tha se bojkot nuk do të ketë, pasi ne nuk mund të ju japim pushtetin atyre.

“Por ikonsistenca e dëmton diskursin dhe i zbeh legjitimitetin e tij dhe të kauzës”.

Media

Share: