Këngëtarja Liljana Kondakçi, ka shpërthyer në lot teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka treguar për projektet e ardhshme muzikore, planet për 2 albume si dhe jetën personale.
Ikona e muzikës së lehtë shqiptare ka zbuluar më shumë për familjen dhe faktin e të qënit gjyshe, ndërsa kujton me nostalgji pjesëmarrjen në festivale. “Kemi pasur shumë artistë të talentuar, por kemi qenë edhe shokë e shoqe të dashur me njëri-tjetrin, pa xhelozi. Si në një familje.
Gjëja më e bukur në ato vite ishte koha kur shkonim në turne. Bënim një program, organizonim ditën, kohën e lirë në çdo koncert dhe në çdo qytet ku shkonim. Kishe mundësi për të pasur variante të ndryshme e për të shijuar çdo gjë në vendet ku shkonim. Ishte një jetë shumë e pasur” – tregon Liljana.