Home KRYESORE Llalla flet për herë të parë nga Durrësi: Çfarë di për atentatin...

Llalla flet për herë të parë nga Durrësi: Çfarë di për atentatin ndaj Lulzim Bashës

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka folur pas takimit urgjent që zhvilloi paraditen e sotme në Prokurorinë e Durrësit. Llalla tha se në takim është diskutuar për sasitë e mëdha të trafikut të drogës nga Durrësi drejt Italisë, ndërsa në lidhje me këtë çështje ka nisur edhe një hetim. Llalla tha se përgjegjësit do dalin para drejtësisë.

“Kemi diskutuar për problemin e trafikut të drogës në sasi të mëdha nga Durrësi drejt Italisë dhe për këtë çështje kemi nisur edhe një hetimet, ku përgjegjësit pritet të dalin para drejtësisë” – tha Adriatik Llalla.

Ndërkohë kryeprokurori është pyetur edhe për akuzat e kreut të partisë Demokratike për drogë në Manëz si dhe për akuzat e kreut të PD për atentat. Ai u shpreh se nuk ka mbërritur ende dosja për këtë çështje.

“Nuk ka mbërritur ende dosja për atentatin ndaj kreut të Partisë Demokratike. Kur të mbërrijë dosja do të hetohet akuza”- tha Adriatik Llalla./360grade.al

Share: