Home KRYESORE LSI hedh poshtë skenarin për zgjedhje të parakohshme, a do jetë Vasili...

LSI hedh poshtë skenarin për zgjedhje të parakohshme, a do jetë Vasili kandidat për President?

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka komentuar procesin e djegies së dy raundeve të para për zgjedhjen e presidentit të ri duke i dhënë përgjigje edhe pyetjes nëse kreu i shtetit duhet të zgjidhet apo jo nga ky parlament.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në ‘News24’ Petrit Vasili u shpreh se konsumimi i dy raundeve të para ka qenë një sjellje politike e matur e mazhorancës e cila kërkon të bëjë pjesë të procesit edhe opozitën.

Janë ezauruar dy raunde për presidentin.Mendoni se ky parlament duhet të zgjedhë presidentin?

Bindja ime është po. Konsumimi i dy raundeve të para ka qenë një sjellje politike e matur. Mazhoranca po përpiqet të bëjë pjesë të procesit edhe opozitën.

A ka LSI një emër për presidentin?

Padyshim që mund të kemi 1 dhe shumë emra. Lakohet dhe emri juaj.. Kjo është pakuptim dhe e kam parë si një spekulim. Jam i lumtur që procesi nuk është personalizuar deri tani. Në këtë moment vendit i duhet një qëndrueshmëri e institucionit të Presidentit ndaj kjo prerogativë kërkon që në atë detyrë të zgjidhet një personalitet me staturë të lartë.

Flitet se ka një skenar për djegien e të gjitha raundeve për Presidentin me qëllim futjet e vendit në zgjedhje të parakohshme?

Është e pamundur që në aktualitetin politik të mungojnë të gjithë skenarët. Dhe ky është një skenar pa kuptim që nuk do të çon asgjëkundi. Procesi ka filluar dhe do të përfundojë brenda afateve kushtetuese.

Share: