Ndërkohë që Partia Demokratike ka nisur me organizimin e protestës së sotme që përfshin bllokimin një orë të trafikut, kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhin e tij nga Apollonia, ku ndodhej në kuadër të përfundimit të projektit të restaurimit.
Ai u shpreh se nuk është koha për të bllokuar rrugët, por për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern dhe europian.
“S’është koha për të bllokuar rrugët e Shqipërisë, njerëzit që duan të lëvizin lirisht, njerëzit që kanë punë, fëmijët dhe nxënësit, studentët, gjyshërit, kompanitë, mallrat të cilat janë gjaku i ekonomisë tonë çdo ditë. Është koha për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern demokratik dhe europian”- u shpreh Rama.
Në fjalën e tij, ai vlerësoi kontributin e Komisionit Europian në këtë pjesë të trashëgimisë kulturore ku sipas tij nuk ishte vënë dorë prej 30 vitesh dhe ku kërkimet kryheshin për të grabitur. Të pranishme në këtë aktivitet ishin edhe ministrja e Kulturës Kumbaro dhe ambasadorja e BE-se, Roman Vlahutin.