Kryeministri Rama është takuar pasditen e së hënës me të rinjtë e Vlorës, të cilët votojnë për herë të parë. Edhe pse po diskutohet per negociata me opoziten dhe pjese e ketyre negociatave jane bere edhe personalitet europiane, në fjalën e tij, Rama tha se reformat e nisura nga kjo qeveri nuk mund të ndalen duke e ashpersuar qendrimin.
“Ata le të bëjnë ç’të duan, votuesit e parë të Vlorës dhe Shqipërisë nuk ka forcë që i ndalon. Ata të bëjnë ç’të duan, fuqinë e dashurisë sonë për Shqipërinë dhe për Shqipërinë që duam nuk ka forcë që e zhbën”, ka thënë Rama duke shtuar se PS do të shkojë në zgjedhje edhe pa opozitën.
“Kështu që më 18 qershor, si me ata si pa ata, ne do të votojmë. Më 18 qershor, si me ata, si pa ata, ne do të fitojmë”