Dita e Gënjeshtrave, dikur dita e vitit të ri. Me ndryshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, disa njerëz ende vazhduan ta festonin 1 prillin si ditën e parë të vitit, duke gënjyer veten, ndërsa të tjerët, që kishin pranuar ndryshimin e kalendarit, filluan të talleshin me ta.
Një tjetër legjendë thotë se kjo praktikë filloi gjatë sundimit të Kostandinit, kur një i hokatar i tha perandorit romak se ai mund të bënte punë më të mirë për drejtimin e perandorisë. Konstantini qeshi dhe e lejoi shakaxhiun e quajtur Kugel të bëhej perandor për një ditë, më 1 prill.
Dhe Kugeli e shpalli atë Ditën kur njerëzit mund të bënin çdo shaka e të thonin çdo gjë të vërtetë ose jo. Ky shpjegim nga Joseph Boskin, profesor i historisë në Universitetin e Bostonit, u botua nga Associated Press dhe u shtyp nga shumë gazeta më 1 prill të vitin 1983.
Më pas, profesor Boskin telefonoi redaktorin dhe i tha se e kishte sajuar ngjarjen me rastin e Ditës së Gënjeshtrave. U deshën disa javë që agjencia e njohur e lajmeve AP të kuptonte se ajo vetë kishte qenë viktima e një gënjeshtre të 1 Prillit, dhe u kërkoi ndjesë lexuesve.