Rusia raportohet se po lëvizë pajisje të rënda ushtarake drejt kufirit me Korenë e Veriut.
Mediat lokale në lindjen e largët të Rusisë thonë se banorët kanë parë konvoje ushtarake, që prej fundjavës, që kanë udhëtuar drejt kufirit me Korenë e Veriut.
Një video e postuar nga ueb faqja DVHab.ru, tregon se si një tren transportonte pajisje ushtarake, përfshirë sisteme anti-raketore, duke udhëtuar përmes Khabarovsk drejt Vladivostok, që është 100 milje larg kufirit.
“Ky është treni i tretë me pajisje që kemi parë që nga mëngjesi”, dëgjohet teksa thotë një rus.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut kanë paralajmëruar për mundësinë e sulmeve parandaluese, teksa udhëheqësit koreanë kohë e fundit kanë paralajmëruar se mund të ketë konflikt bërthamor.
Vostok Media ka raportuar se banorët lokalë kanë parë autoblinda, helikopterë dhe pajisje të tjera të rënda, që po udhëtojnë në autostradën Khabarovsk-Vladivostok.
Një zëdhënës i ushtrisë ruse është cituar të ketë thënë se këto lëvizje janë pjesë e ushtrimeve “rutinore” ushtarake.