Home KRYESORE Agron Duka (PAA) dhe Artur Dojaka (AP) demonstruan maturi te Madhe politike,...

Agron Duka (PAA) dhe Artur Dojaka (AP) demonstruan maturi te Madhe politike, ndoshta edhe me te madhe se aktore te ndryshëm ndërkombëtare.

Ndërsa dy partitë e mëdha po shkojnë drejte një përplasje te madhe e cila mund te rrezikoje edhe stabilitetin e vendit, nga partitë e vogla te rreshtuara si gjithmonë pas dy te mëdhave, se fundi spikaten ne veprimtari politike dy prej tyre:

Partia Agrare Ambientaliste me kryetar Agron Duka dhe Aleanca Popullore me kryetar Artur Dojaka, te cilat për shkak te veprimeve te tyre specifike po ndihmojnë te shkohet nëpërmjet institucioneve te ligjit drejt dialogut politik ne Tiranen e trazuar politikisht.

Keto dy parti te ashtuquajtura te vogla u demonstruan me maturi te Madhe politike, ndoshta edhe me te madhe se aktore te ndryshëm ndërkombëtare te cilët pse parimisht cilësohen te paanshëm, opinioni publik u ka besuar gjithmonë me shume atyre se Klasës politike qe na ka dominuar keto 27 vite.

Duket se modelet e duhura politike do ndryshojnë tendencën e besimit tek opinioni dhe PAA dhe AP do mbahen mend sepse ju drejtuan Kolegjit Zgjedhor për pavlefshmërinë e regjistrimit te partive politike ne KQZ duke demostruar maturi dhe nxitur drejt dialogut politik.

Rasti i PAA edhe pse nga pas ka mbështetjen e partisë me te madhe opozitare, dmth PD-se, duhet konsideruar sepse duket qartazi qe intuita e Agron Dukes i dha nje mundesi ketyre mbështetësve te medhenj politik te mendonin edhe për zgjidhje institucionale ligjore.

Ndërsa rasti i AP demonstron një maturi dhe kthjelltësi politike e cila, mund te rezultojë shume me e dobishme se akti i PAA, aleat zyrtar i PD-se. Sigurisht ne favor te qetesimit te situates dhe forcimit te dialogut politik

Nese Kolegji Zgjedhor, sic sugjeron kryetari i KQZ-se Denar Biba, nuk do te pranoje Kërkese Padinë e PAA-se per shkak te kerkeses se kësaj partie ne KQZ për ç’regjistrim, Artur Dojaka dhe AP janë regjistruar ne KQZ, por për shkak te zhvillimeve politike konfuze deri kaotike dhe, për shkak se sipas tyre me vajtjen ne zgjedhje pa Opozitën mund te shkohet drejt një sistemi gati mono-partiak, ata me vendim politik nuk pranuan te dorëzonin listën shume emërore te kandidateve te tyre për deputet ne zgjedhjet e 18 qershorit.

Pra rasti i AP-se e zhvelfteson argumentin e Denar Bibes dhe AP kështu demonstroi edhe një here se është një Parti Politike e mbështetur ne moral dhe jo ne interesa te çastit, sic kane bere shume parti te tjera politike dhe, sic kjo ne fakt është norme ne politiken tone kaotike dhe te zhurmshme.

Nese sjellim sot ne vëmendje te lexuesit te Perqasje.com marrëveshjen për Koalicionin Parazgjedhor Midis Partisë Socialiste dhe Aleancës Popullore në kuadrin e Aleancës për Shqipërinë Europiane ne vitin e afërt 2013, sic mund ta lexoni materialin te lidhur me kete artikull, aty nuk përmendet aspak ndarja e pushtetit te nesërm (te sotëm), por veçse parime etike, morale dhe politike ku dominon ceshtja e drejte Çame e cila duhet te gjeje zgjidhje midis Athinës dhe Tiranes ne kuadër te parimeve ndërkombëtare dhe institucioneve euroatlantike!

Dalja nga ky Koalicion politik “i deleve” me Kërkese Padinë nga ana e Artur Dojakes kundër politizimit te KQZ-se, tregon edhe një here qe Komuniteti çam midis një partie siç është PDIU dhe AP-se do zgjedhe me vote kete te fundit.

PDIU vetëm flet dhe bën te kundërtën e asaj qe thotë ndërsa është ne fushate elektorale dhe perserit vazhdimisht qe është e pa drejte te shkohet ne zgjedhje pa Opozitën!

Komuniteti i ndershëm dhe shume punëtore çam sigurisht qe do japë votën e tij ne favor te AP-se qe njihet si themeluese e rrugës se zgjidhjes te çështjes çame…

Share: