Home KRYESORE Aleati braktis Ramën, tërheq kandidatët nga gara zgjedhore

Aleati braktis Ramën, tërheq kandidatët nga gara zgjedhore

Partitë e vogla aleate me PS-në kanë nisur të çregjistrohen nga zgjedhjet, pas përfundimit të afatit për koalicionet parazgjedhore.

Nëse garojnë më vete, votat e tyre nuk shkojnë për PS-në, duke i djegur disa mandate. Për këtë arsye është tërhequr partia e Petro Koçit dje dhe sot ajo e avokat Idajet Beqirit.

DEKLARATA

Partia e Unitetit Kombëtar, brenda afatit ligjor, rregjistroi në KQZ listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 18 Qershorit. Akti i paprecedent gjatë 26 vjetëve pluralizëm në Shqipëri i PD për bojkotimin e Kuvendit të Shqipërisë si dhe për t’u mos u regjistruar si subjekt elektoral në zgjedhjet e 18 qershorit, ka penalizuar padrejtësisht rëndë 42 forca politike, mes tyre edhe Partinë e Unitetit Kombëtar.

Këto 42 parti politike, të mbledhura rreth një tryeze të rrumbullakët, për afro dy vjet me radhë, punuan, sensibilizuan opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar, si dhe paraqitën në Kuvendin e Shqipërisë një paketë me ndryshime që duhet t’i bëheshin Kodit Zgjedhor, duke filluar me ndryshimin e sistemit zgjedhor nga rajonal, në kombëtar, me numërimin elektronikë të votave, me bërjen teknike të komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit etj.

PD në vënd që t’a mbështeste këtë veprimtari, duke kërkuar votimin e Paketës në Kuvendin e Shqipërisë, për të garantuar keshtu zgjedhje të lira dhe të ndershme, bëri rolin e demagoges. Për të realizuar axhendën e saj antishqiptare dhe antiperëndimore, si dhe për të penguar me çdo çmim dhe mjet reformën në drejtësi, u mbyllën në një çadër krimi duke bërë “kauz” atë që e sabotuan me dashje, reformën në sistemin zgjedhor për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të cilën ne 42 partit politike luftuam dy vjet me radhë.

Ky sabotim keqbërës i PD, u hoqi partive të vogla jo vetëm të drejtën për të mos u penalizuar më nga sistemi zgjedhor i korrektimit rajonal, por n’a penalizoi në mënyrën më dramatike përmes bojkotit të saj sepse n’a hoqi të drejtën e krijimit të koalicioneve parazgjedhore, si e vetmja alternativë për të konvertuar votave marra së bashku në deputetë.

Ne rrethanat e krijuara prej PD pas pamundesise se rregjistrimit te koalicioneve parazgjedhore pjesemarrja e Partisë së Unitetit Kombëtar si dhe e partive të tjera aleate të së majtës socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit, demton rezultatin elektoral të forcës së parë politke, PSSH, sepse votat që marrim ne, ikin dëm dhe nuk i shkojnë aleates sonë të madhe që po qeverisë me devotshmëri dhe përkushtim Shqipërinë e sotme.

Nisur nga kjo logjikë, çdo votë për Partinë e Unitetit Kombëtar, e cila në zgjedhjet e fundit të qershorit 2015, mori 11.200 vota, duhet t’i jepen PSSH së kryeministrit Edi Rama.

Nëse në 19 Prill do ishin rregjistruar koalicionet parazgjedhore, Partia e Unitetit Kombëtar do të rreshtohej në krah të PSSH, së bashku me 42 forca të tjera politike, aleatë të së majtës.

Të gjitha stukturat e Partisë së Unitetit Kombëtar, të 14 këshilltarët bashkiak të Partisë tonë, të gjithë kandidatët për deputet të PUK të listave për çdo qarkë, do të renditen në krahë të PSSH për të siguruar një fitore të madhe në 18 qershor.

Sot i paraqitëm një kërkesë zyrtare KQZ me anën e së cilës kërkojmë tërheqjen e listave të kandidatëve për deputet të PUK për zgjedhjet e 18 qershorit.

Me këtë rast falenderojmë kandidatët për deputet të PUK për të 12 qarqet, posaçërisht kryesuesit e listave Naxhije Dalip Beqiri, Anila Bega Cohen, Ilir Gani Xhelollari, Sali Ahmet Gera, Kozeta Mitat Haxhija, Eduard Nexhip Mullaraj, Evis Idajet Beqiri, Astrit Mustafa Avduli, Albert Keraj, Kamela Arben Dëllinja, Shyqyri Qemal Dylgjeri, Spiro Filip Çoba për përkushtimin, gatishmërinë, bashkëpunimin, punën e madhe përgatitore që kanë bërë, duke i siguruar se janë dhe do të mbeten pasuri dhe vlerë për Partinë e Unitetit Kombëtar.

Partia e Unitetit Kombëtar

K r y e t a r i

Av. Idajet Beqiri

Share: