Home KRYESORE Ambasada italiane këshillon qytetarët të shmangin protestën

Ambasada italiane këshillon qytetarët të shmangin protestën

Ambasada italiane ka njoftuar shtetasit e saj ne Shqiperi që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet në bulevard nesër, si pasojë e protestës së opozitës.

Tre ditë më parë ambasada e SHBA-ve njoftonte qytetarët e saj të qëndronin në shtëpi të shtunën, pasi protesta e opozitës mund të shndërrohej potencialisht në konfliktuale.

NJOFTIMI I PLOTË I AMBASADËS ITALIANE

Ditën e shtunë, 13 Maj do të mbahet në Tiranë një protestë e opozitës që nis rreth orës 12:00 në bulevard, në selinë e Kryeministrisë. Rekomandojmë të shmangni zonën ku do të zhvillohet protesta dhe grumbullimet e tjera përgjatë gjithë bulevardit.

Sa për ata që do ta marrin pjesë në paradën “Gay(P)ride Parade”, që organizohet në një vend aty pranë në të njëjtën ditë, këshillohen që të shmangin kontaktin çdo me mitingun e opozitës.

Gjithashtu këshillohen qytetaret që të shmangin qëndrimin përreth çadrës së ngritur nga opozita në bulevard.

Share: