Home KRYESORE Ankorohet në Shëngjin kroçiera gjigante (VIDEO)

Ankorohet në Shëngjin kroçiera gjigante (VIDEO)

Për herë të parë në gjirin e Shëngjinit ka mbërritur një Kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës. Anija Turistike u ankorua në portin e Shëngjinit, ndërsa turistët të orientuar nga agjencitë turistike, eksploruan bukuritë natyrore dhe shijuan gastronominë e Lezhës.

Shefi i marketingut në portin e Shëngjinit, Esat Dushku u shpreh se ardhja e Kroçeres është një moment historik. Sipas tij investimet e bëra në këtë port kanë bërë që të ankorohen edhe mjete të tilla lundruese.

“Është hera e parë që në këtë port yë ankorohet një anije e këtyre përmasave në këtë port. Kjo ndodh falë investimeve të fuqishme që janë bërë në këtë port gjatë këtyre viteve. Ardhja e kësaj anije turistike bën të mundur që Kroçere të përfshijnë Portin e Shëngjinit në hartën porteve turistike të rajonit, që do të thotë më shumë punë, më shumë të ardhura dhe për rajonin do të thotë më shumë turizëm”, shprehet Dushku.

Tashmë edhe Shëngjini do të përfshihet në hartën e porteve turistike të rajonit, pasi bëhet e ditur se dhe në të ardhmen kroçerat do të kenë destinacion këtë port, duke i dhënë në këtë mënyrë një tjetër zhvillim turizmit në Lezhë./Report Tv

Video:
Share: