Dita e sotme përkon me ditëlindjen e themeluesit të ndjerë të Top Medias, Dritan Hoxha. Përmes një postimi të veçantë, bashkëpunëtorja e tij e afërt dhe gjithashtu drejtuesja e fondacionit “Dritan Hoxha”, Vjollca Dako, e ka përkujtuar këtë ditë.
Ajo ka publikuar një mesazh të para 9 viteve që Tani i kishte dërguar.
“9 vjet më parë, kur përdornim LG dhe thurnim të tjera plane”, – shkruan Dako, ndërkohë që në mesazh shkruhej “më mirë në fakt është kështu”.
Dritan Hoxha humbi jetën 9 vjet më parë si pasojë e një aksidenti automobilistik në Tiranë.