Home KRYESORE Nervozohet gazetarja shqiptare, i hedh ujin në fytyrë moderatorit /VIDEO

Nervozohet gazetarja shqiptare, i hedh ujin në fytyrë moderatorit /VIDEO

Aulona Musta është një nga dy gazetaret e emisionit ‘Thumb’ ku bashkë me Fatmën, çdo javë ‘thumbojnë’ të ftuarit e tyre me pyetje provokuese duke shkaktuar jo rrallë zhurmë. Por, kur rolet ndërrohen dhe dy gazetaret, Fatma dhe Aulona kalojnë në rolin tjetër, atë të të intervistuarave, ndodhin jo pak çudira.

Në një video të shkurtër, shkëputur nga intervista e dy vajzave për Kelvi Kadillin në ‘INterview’, Aulona çohet në këmbë dhe i hedh gotën me ujë në fytyrë moderatorit të njohur.

Edhe pse duket në një kontest shakaje, do të duhet të presim publikimin e intervistës ditën e sotme për të zbuluar se çfarë e shtyu gazetaren të bënte këtë gjest ndaj Kelvi Kadillit./360grade.al/

Share: