Ben Blushi ka shpjeguar votën kundër Ilir Metës president, duke përsëritur idenë e tij se presidenti duhej të ishte zgjedhur nga populli. Për të qënë më i qartë, deputeti i LIBRA solli në Kuvend një bluzë ku shkruhej anglisht: “Don’t like republic” (Nuk me pëlqen republika).
“Republika e Likes” e quajti Blushi që sot nuk i pëlqen qytetarëve për shkak se ligji mund të shkelet çdo ditë dhe ata që e shkelin nuk ndëshkohen…