Home KRYESORE Bylykbashi – OSBE: Pësimet t’i bëhen mësim!

Bylykbashi – OSBE: Pësimet t’i bëhen mësim!

Nga Oerd Bylykbashi

Ne 2000, nje ambasador shume i rendesishem mbeshteti idene se Kodi Zgjedhor mund te behej ne menyre te njeanshme duke i dhene mbeshtetjen e plote qeverise socialiste. Qeveria miratoi Kodin me 84 votat e saj dhe pa opoziten. Kodi rezultoi me pas shume i keq dhe u deshen 10 vite reforma 2002-2012 per ta sjelle ne normalitet.

Ne 2000, i njejti ambasador i dha qeverise mbeshtetje per te bere ajo vete listat e zgjedhesve. Ne fund rezultoi se listat e bera nga qeveria dhe KQZ e kontrolluar prej saj kishte 600 mije dublikata nga 2.4 milion zgjedhes, pra 25% e listes ishte e manipuluar.

Ne 2000, i njejti ambasador i dha mbeshtetjen qeverise qe t’i bente ajo e vetme, pa opoziten, 100 zonat zgjedhore. Ne fund rezultoi se shumica e zonave zgjedhore u shpernda ne zonat e jugut ku kishte me shume zgjedhes socialiste dhe qeveria fitonte me lehte. Ne veri, opozites i nevojiteshin deri ne 20% me shume vota sesa mesatarja per te fituar nje mandat, ndersa ne jug qeverise i duheshin 20% me pak vota per te fituar mandatin. Pra qeveria e mbeshtetur nga ambasadori i vodhi disa mandate ne tavoline opozites.

Ne 2001 nje ambasador tjeter shume, po shume i rendesishem i dha mbeshtetjen Kryetarit te PS qe te prezantone shume prej ministrave dhe figurave te larta te PS si “kandidate te pavarur” me teorine qe “nese nuk e ndalon ligji, eshte e ligjeshme”. Te gjithe e dinin qe ishin kandidate te pavarur fallso. Me kete, PS merrte me shume mandate se ç’i lejonte ligji nese konkurohej drejt. Opozita kercenoi me bojkot. Drejtori i ODIHR erdhi ne Tirane dhe kritikoi kete perdorim te ligjit nga qeveria si te papranueshem. Ambasadori shume i rendesishem heshti i ulur anash dejtorit te ODIHR. Kandidatet e pavarur “u varen” tek PS nga gjykata.

Ne 2001, me bekimin e disa ambasadoreve, u luajt me siglat e partive qe votat e PD te ngaterroheshin e te hidheshin per “siglen e gabuar”. Me kete truk u moren dhjetera mijera vota nga PD.

Ne 2001, kryeministri Ilir Meta i kerkoi nje ambasadori shume te rendesishem, qe meqe egzistonte rreziku i prishjes se rendit publik ne diten e zgjedhjeve nga opozita e PD, te lejohej nxjerrja e forcave te sigurise ne terren. Ambasadori dha bekimin dhe rruget u mbushen me police dhe forca te ushtrise. Zgjedhesit u terrorizuan nga police qe qendronin para qendrave te votimit, manovra te tankeve te ushtrise, prezenca e punonjesve te SHISH, ndersa shume komisionere te PD u rrahen dhe u ndaluan nga policia.

Ne zgjedhjet e 2001, PS sajoi trukun e “Dushkut”, me te cilin i mori opozites 9 deputete. Bllokoi zgjedhjet ne nje nga 100 zonat, dhe pasi pa rezultatin e 99 zonave, i riperseriti ato ne zonen e bllokuar duke ia dhene votat e saj 3 partive aleate. Secila parti aleate qe deri atehere nuk hynte ne prlament, mori nga 3 mandate te cilat, perndryshe, do t’i merrte opozita. I njejti ambasador shume i rendesishem tha se kjo ishte e ligjeshme sepse nuk e ndalonte ligji. Me pas ODIHR tha se kjo manover deformoi frymen e ligjit. Ambasadori nuk u ndie me, edhe pse shume i fuqishem.

Ne 2001, PS perdori KQZ qe e kontrollonte ne raportin 5:2 dhe Gjykaten Kushtetuese qe e kontrollonte plotesisht, per te marre me proces ankimor nje numer mandatesh nga opozita. Kur ne raundin e pare kishte fituar opozita, shpesh rezultati u zhvleftesua dhe u perseriten zgjedhjet derisa fitoi kandidati i PS. Ato zgjedhje u thyen nje rekord boteror: u zhvilluan 5 raunde votimi nga qershori ne gusht. Ne fund te procesit ankimor PS fitoi fiks 84 mandatet qe i duheshin per te zgjedhur Presidentin dhe ndryshuar ligjet e rendesishme. Ambasadoret kryesore thane se per sa kohe e lejonte ligji, kjo ishte legjitime. ODIHR e kritikoi kete si perdorim abuziv te ligjit dhe rezultati ishte i diskutueshem.

Ambasadoret ne fjale u gezuan shume per fitoren e PS kur u shpall rezultati, sese kjo siguronte stabilitet. Ne ate kohe punoja ne OSBE dhe jam deshmitar ne vete te pare. Por ODIHR u shpreh se gjeresia e fitores se PS u vu ne dyshim nga shkeljet e shumta. Pra legjitimiteti qe mbeshteten ambasadoret nuk ishte legjitim. Kjo çoi Parlamentin Europian te shtynte drejt presidentit konsensual dhe reformes zgjedhore konsensuale te 2002-2003.

Disa ambasadore u nderruan dhe disa te tjere nderruan mendje pas gjemes zgjedhore, duke e gjykuar njeanshmerine ndaj qeverise se PS si te gabuar dhe mbeshteten konsensualitetin si e vetmja rruge per stabilitet demokratik. Ambasadoret mbeshteten marrveshjen historike Nano-Berisha te 5 prillit 2002 e cila çoi ne 10 vjet reforma konsensuale zgjedhore (2002-2012) dhe permiresim te procesit zgjedhor dhe 2 rotacione politike paqesore, antaresim ne NATO, liberalizim vizash dhe marrjen e statusit te vendit Kandidat.

Pra çmimin e njeanshmerise e paguam me 12 vjet kohe te humbur e perpjekje pa fund. Por 17 vjet me pas vitit 2000 kjo histori po perseritet. Perseri degjojme deklarata per stabilitet dhe legjitimitet te zgjedhjeve edhe pa opoziten. Nderkohe te gjithe njerezit normale jane te shqetesuar per kaosin ku po shpie kjo njeanshmeri qe i fryn zjarrit te mosmarrveshjes se politikes shqiptare dhe jo konsensusit.

A kemi kohe te humbim perseri 10-15 vjet te tjera per te rikthyer gjerat ne normalitet? Nese nuk mesojme nga e shkuara, ne dhe miqte tane, historia ka menyrat e veta per te na dhene mesim perseri.

#FreeVote

Share: