Disa parti të vogla të spektrit të majtë do të kërkojnë qe sot vota për PS-në dhe jo per veten e tyre. Te pakten kështu, kanë deklaruar perfaqesuesit e rreth 23 subjekte politike të majta ditën e sotme, duke konfirmuar mospjesëmarrjen në zgjedhje me logon e tyre.
Tre prej përfaqësuesve të partive të vogla, Petro Koçi, Idajet Beqiri dhe Gjergj Koja janë takuar sot me kryeministrin Edi Rama në selinë e PS. Në takim ka qenë i pranishëm edhe deputeti Musa Ulqini.
Në përfundim të takimit, kreu i PSV 91, Petro Koçi iu bëri apel partive të majta të regjistruara në zgjedhje të tërhiqen nga regjistrimi në KQZ. Sipas tyre çdo votë për partitë e vogla, dëmton koalicionin dhe PS.
“Çdo votë për partitë e vogla dëmton koalicionin. Tërhiqemi nga regjistrimi. I bëjmë thirrje edhe Milos dhe Gjinushit të tërhiqen. Mbështesim PS për 71 mandate në zgjedhje. Votat për partitë e vogla dëmtojnë fitoren e PS”, – deklaroi Koçi.
Sistemi i tanishëm zgjedhore e bën shumë të vështirë që partitë e vogla ta kalojnë pragun e një deputeti dhe për këtë arsye shumë prej tyre vendosin të kërkojnë vota nën logot e partive të mëdha.
Por sipas Report Tv si Skender Gjinushi PSD, edhe Paskal Milo PDS, dhe per Perqasje.com edhe Artur Dojaka AP, kane deklaruar se nuk kane qene te ftuar ne kete takim dhe se nuk do terhiqen nga gara elektorale dhe se me ta duhet te komunikoje i zoti i shtepise ne PS dhe jo miqte e saj politike…
Duket se gara e rende ka filluar tashme dhe Edi Rama i do te gjitha votat e majta per vete dhe jo per ish Aleatin LSI dhe as per PDIU…