Analisti Fatos Lubonja u shpreh kundër deklaratës së Hahn duke thënë se ndërkombëtarët janë përgjegjësit kryesor për këtë situatë politike. Më poshtë keni deklaratat kryesore të Spahiut, Qorrit dhe Bushatit:
Lubonja: Ajo që më shqetëson në deklaratën e Hahn është se këta ndërkombëtarët nuk kanë bërë asgjë për këtë gjendje, këta kanë përgjegjësitë e tyre, kanë legjitimuar klasën kriminale. Unë nuk kam ndonjë respekt për këtë që thonë ndërkombëtarët . Këtu Edi Rama manipulon ndërkombëtarët dhe na e shet që ja çthonë ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët kanë dështuar Evropën, partitë që ata përfaqësojnë në Francë kanë dalë nga zgjedhjet, populli francez i ka nxjerë jashtë. Ndërkombëtarët nuk janë zoti.
Kreshnik Spahiu: Hahn nuk ha pykë fare në kërkesat popullore dhe jo të Partisë Demokratike. Edi Rama e shpartalloi koalicionin që kishte më 2013 dhe janë zgjedhjet e para pa koalicione. Edi Rama ka përjashtuar 800 deri në 900 mijë votues të tjerë për zgjedhjet. Komisionieri Hahn nuk e ka idenë sa çfarë po ndodh në Shqipëri. Përballë stabilitetit në rajon ndërkombëtarët mund t’i vënë kazmën çdo të drejte të njeriut. Me dy gjera nuk jam me PD. pasi PD i mban hisën ndërkombëtareve, e mbushi çadrën me të huaj dhe tani merr kosto edhe nga ndërkombëtarë të tjerë. OSBE, duhet të ishte përzënë nga Shqipëria më kohë.Une jam per shkaterrimin e ketij sistemi politik ,largimin e ketyre partieve politike dhe krijimin e nje sistemi te ri nga e para.
Arlind Qorri: Ne nuk kemi demokraci, por oligarki. Këto dy grupe shkojnë në zgjedhje. Për shkak të dobësisë PD ka parë që e ka pasur të vështirë të vazhdoj dhe ka vënë në dyshim sistetmin për të ekuilibruar fuqinë mes palëve. Ajo që duhet është destabiliteti politik, kjo është e rëndësishme, fakti që sistemi politik po hynë në krizë është diçka interesante. Kur njëra do të vrasi veten dhe tjetra mund të ketë të njëtin fat, mua më intereson kjo situatë destabiliteti, sepse qeveria që do dalë nga zgjedhjet, do jetë e dobët në legjitimitet.
Andi Bushati: Deklarata e Hahn është më e forta që është bërë. Pra aty thuhet braktisje e vullnetshme e opozitës nga zgjedhjet dhe topin e lënë te opozita dhe te PD. Sot kemi një ngjarje të re, sepse duket sikur deklarata e sotme nuk i adresohet më PD, por shqiptarëve dhe ndërkombëtarët nuk duan më të fusin PD por duan të legjitimojnë parlamentin e ardhëshëm. Pra, Hahn i është drejtuar shqiptarëve jo partive politike.