Dashi
Tashmë ndikimi i Marsit është i pakonsiderueshëm, prandaj sot do të ndjeheni më të lirshëm në veprimet tuaja. Në dashuri duket se po fryjnë erëra pasioni. Mirë shëndeti.
Demi
Probleme të mëdha dhe të vogla në fushën e aktivitetit tuaj profesional sot do t’ju tensionojnë disi, por për fatin tuaj të mirë është Afërdita që jua bën mjaft interesant sektorin e dashurisë.
Binjakët
Në përgjithësi qielli juaj është i mirë, pavarësisht se Marsi “ngatërrestar” edhe sot mund t’ju punojë ndonjë “rreng” të vogël. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin.
Gaforrja
Të jeni të zgjuar e dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjetër ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.
Luani
Parashikohet një fundjavë intensive, e natyrisht, jo aq në punë sa në raportet me të tjerët, ku një seri kontaktesh e takimesh, ndoshta edhe të paparashikuara, mund të sjellin pështjellim te ju.
Virgjëresha
Marsi dhe Afërdita sot do të jenë ekuilibrues të ndikimit negativ të Plutonit dhe Saturnit. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme, në raportet me partnerin.
Peshorja
Me Mërkurin që ju mbështet e ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë, do ta keni shumë më të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë mirë për ju. Mjaft pasionalë në dashuri.
Akrepi
Më mirë të pritni të kalojë “furia” e Marsit në shenjë sa të ndërmerrni veprime të nxituara e ta përkeqësoni edhe më tej situatën në të cilën ndodheni. Mërkuri jua “bën me sy” nga lart.
Shigjetari
Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibra dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, gjërat do të shkojnë gjithmonë keq për ju.
Bricjapi
“Dashamirësia” e një sërë yjesh do t’ju ndjekë gjatë gjithë ditës dhe sot nuk teprohet aspak po të thuhet se jeni të “privilegjuarit” e tyre. Nuk përjashtohet një takim mjaft i këndshëm gjatë fundjavës.
Ujori
Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Merkurit nga njëra anë dhe Afërditës në një orbitë favorizuese nga ana tjetër. Ditë interesante në planin sentimental.
Peshqit
Gjatë fundjavës mund të keni njëmijë shanse e njëmijë mundësi për të arritur një objektiv të caktuar, por do ta keni të vështirë të përqendroheni, sepse është Marsi që ju bën konfuzë. Pozitiv erosi.