Home KRYESORE KiE: Ka rritje të kërcënimeve ndaj mediave

KiE: Ka rritje të kërcënimeve ndaj mediave

Këshilli i Evropës ka shprehur shqetësim për gjendjen e lirisë së mediave në vendet e Evropës. Siç pretendohet, mediat janë duke u ballafaquar me rritjen e kërcënimeve, raporton AFP.

“Situata në terren jep arsye për shqetësim”, ka thënë komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muiznieks.

Siç tregon raporti, mediat ballafaqohen me një numër të ndërhyrjeve politike dhe mungesës së financimit, transmeton lajmi.net

Komisioneri për të drejtat e njeriut, ka përmendur disa ndryshime në menaxhimin e mediave në Kroaci, si dhe presionet që kanë ardhur nga partitë politike për të zëvendësuar një anëtar të bordit të shërbimit publik në Ukrainë.

Me theks të veçantë, Muiznieks ka folur edhe për masat e Greqisë për mbylljen e transmetuesit publik.

Share: