Home KRYESORE “Jeni kthyer në një studio haleje!”, Gjinushi nxehet keq me Salianjin

“Jeni kthyer në një studio haleje!”, Gjinushi nxehet keq me Salianjin

Debati mes kreut të PSD-së Skënder Gjinushi dhe Sekretarit për Aksionin Qytetar në PD Ervin Salianji, në studion e gazetares Eni Vasili ka tejkaluar cdo mase etike. Ndërsa hyri sërish në debat me Salianjin, Gjinushi u ngrit në këmbë dhe u bë gati të dilte nga studioja e emisionit.

Ja nje pjese e debatit e zbardhur nga Media:

“Jeni kthyer në një studio haleje!”, tha ai.

DEBATI:

Gjinushi: Mos sill një rrugaç këtu

Gjinushi: Do ikësh për lesh

Salianji: ky diskuri diapolik që bëhet këtu nga rraqe të vjetra

Gjinushi: mbaje gojën

Salianji: jo për frikë, jo nga ty por nga askush,

Gjinushi: Ki kujdes. Ske faj ti jo, ti që thua që vodhëm vota

Salianji: Po pastaj?! Edhe prapë dole

Gjinushi: Ooo çun, je i marrë fund. Jo po ti je reja e PD-së, që do çani goma dhe do thyeni me llastiqe

Salianji: Po normal.

Gjinushi: Nuk bie dot në këtë llum

Salianji: Po ti s’ke argumenta

Gjinushi: E di ti ça të bëj apo jo

Salianji: mos kërcëno opozitën

Gjinushi: O e di ti ça të bëj apo jo

Pas këtij debati Gjinushi ngrihet në këmbë dhe bëhet gati të largohet, duke fyer edhe gazetaren me fjalët: Jeni kthyer në një studio haleje. Mirëpo Eni Vasili e bindi që të ulet sërish në karrige.

Share: