Home KRYESORE Kolegji Zgjedhor përzgjedh trupën Gjykuese për padinë e Forca Rinia

Kolegji Zgjedhor përzgjedh trupën Gjykuese për padinë e Forca Rinia

“Forca Rinia” vazhdon betejën për të sprapsur këtë katastrofë elektorale. I gjithë pocesi elektoral i këtij viti është duke u kryer në përmasa të mëdha anti-ligjore.

Sot pranë Gjykatës së Apelit Tiranë u hodh shorti i cili zgjodhi trupën gjykuese lidhur me ankimimin e “Forca Rinia” në Kolegjin Zgjedhur për çështjen e regjistrimit jashtë afateve të lejuara nga Kodi Zgjedhor të Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane.

Trupa gjykuese për këtë çështje është e përbërë nga:

Artur Malaj, Tomorr Skreli, Shkëqim Mustafa, Astrit Kalaja dhe Sotiraq Lubonja i cili është edhe relatori çështjes.

Ne kemi besim se ky proces do të tregojë se ligji është i barabartë për të gjithë. Ne kemi fakte nga vetë anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) të cilët pranojnë se i gjithë ky proces është kryer jashtë ligjit, duke shkelur haptazi Kodin Zgjedhor.

Kjo që po ndodh në Shqipëri në këto zgjedhje është një Katastrofë elektorale. Jemi kthyer prapa, në kohën që ligjin e thyenin haptazi të gjithë. Shprehim keqardhje që reforma në drejtësi është bërë një pretendim i fortë i Kryeministrit, por vetë ai ka thyer hapur ligjin dhe rregullat elektorale, së bashku më Presidentin dhe kreun e opozitës së djeshme Lulzim Basha. Në këto kushte humbet besimi tek reforma në drejtësi. Ky veprim antiligjor i krerëve të shtetit e bën garën elektorale të padrejtë.

Me këtë padrejtësi që po shohim, asnjë qytetar nuk mund të ketë garanci më në këtë shtet, asnjë biznes apo institucion i huaj, nuk mund të ndihet i sigurtë.

Rikujtojmë që “Forca Rinia” krahas ankimimit në Kolegjin Zgjedhor ka realizuar edhe ankimin në Gjykatën Kushtetuese për datën e zgjedhjeve 25 qershor.

Beteja jonë për shtet të së drejtës vazhdon.

Share: