Home KRYESORE KQZ nuk ia heq mandatin Tom Doshit

KQZ nuk ia heq mandatin Tom Doshit

Tashme dihet qe Tom Doshit nuk do t’i hiqet mandati. Ky është vendimi i sotëm i KQZ-së, që ka vendosur kundër heqjes së mandatit të deputetit Doshi. Në mbledhjen e drejtuar nga kryetari i ri i KQZ-së, Klement Zguri, pasi Denar Biba dha dorëheqjen, u mor vendimi me votë unanime. “Vendimi nga KQZ u mor me votë unanime. Ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankimim”, – tha Zguri.

Doshi kryeson listën e Shkodrës në partinë e Skënder Gjinushit, ndërsa avokati Vladimir Meçe sqaroi se ngjarja e vitit 1990 nuk e djeg kandidimin e tij, pasi ajo vepër penale tashmë është shlyer dhe Doshi e ka kaluar edhe periudhën e rehabilitimit për t’u konsideruar i pastër.

Share: