Home KRYESORE Lapsi: Të gjitha foto-montazhet e Berishës kundër Ramës

Lapsi: Të gjitha foto-montazhet e Berishës kundër Ramës

Sali Berisha nuk vonoi ta përdorte lajmin e veshjes së papërshtatshme të Edi Ramës në takimin e kryeministrave të Ballkanit me Federica Mogherini-n në Bruksel, për ta paraqitur pasardhësin e tij si “sharlatan”, siç e quan ai.

Ai shkruajti në faqen personale në facebook, me mbi 1 milion ndjekës, se Ramën e ndaluan të hynte në selinë e NATO –s për shkak të veshjes.

Lajmi i dhënë prej tij është sa i pakonfirmuar, aq edhe i pabesueshëm.

Dhe nuk është i vetmi i këtij lloji.

Në mënyrë të vazhdueshme Berisha ka postuar denoncime kundër Ramës, shumë prej të cilëve nuk janë konfirmuar ndonjëherë e disa herë kanë prodhuar gafa.

Kohët e fundit Berisha ka ndryshuar strategji në sulmet kundër Ramës. Më shumë se “informacione” ai ka intensifikuar postimet e foto dhe video montazheve me kryeministrin Rama, për ta nxjerrë  jo zerioz, qesharak, sharlatan, gënjeshtar, diktator, të dëshpëruar, abuziv, të pasinqertë me bashkëbiseduesit.

Por a ka rezultuar kjo strategji efikase?

Në shumë prej tyre, ndjëkësit fanatikë i bëjnë përgëzime. Në shumë të tjera merr kritika për shkelje të etikës.

Megjithatë, nga zyra e kryeministrit nuk ka patur ndonjë përpjekje për ta detyruar t’i heqë foto –montazhet për shkelje të rregullave të Facebook, siç bëri së fundi Erion Veliaj. /Lapsi.al

Share: