Home KRYESORE Ledion Liço flet pas kaq shumë kohësh: “Top Media” e ka bërë...

Ledion Liço flet pas kaq shumë kohësh: “Top Media” e ka bërë Noizy-n atë që është sot

Moderatori Ledion Liço është në kulmin e tij pas përfundimit të një sezoni të suksesshëm të “The Voice”, ndaj dhe është shumë i kërkuar për intervista këto kohë. Ai ka vendosur të shkojë në radio NRG për një bisedë me Arjonin dhe Julkën.

Ndër të tjera, ai ka folur pas kaq shumë kohësh për konfliktin që pati me Noizy-n që prej vitit të kaluar nga “Top Awards”. Ledioni ka thënë se në fakt nuk e priste që Noizy të mos shfaqej në skenë sepse dy ditë përpara finales së madhe ata ishin takuar me njëri- tjetrin për të folur për detajet e performancës dhe çdo gjë ishte në rregull. Më pas, për sa u përket ofendimeve, ai ka treguar se nga Noizy dhe njerëz të nivelit të tij nuk merr për bazë asgjë dhe nuk ndihet i ofenduar, thjesht i vjen keq që Noizy iu kundërvu një produksioni të cilin e bëri ky që është sot. “Top Media e ka bërë Noizy-n atë që është sot”, – ka thënë Ledioni, duke theksuar më vonë se do të priste që Noizy t’i kërkonte falje personalisht, pasi tërthorazi ai e ka bërë në “Xing me Ermalin”./360grade.al/

Share: