Home KRYESORE Linda Halimi justifikohet për eliminimin në Eurovizion dhe bën fajtor…

Linda Halimi justifikohet për eliminimin në Eurovizion dhe bën fajtor…

Këngëtarja Linda Halimi, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin e zhvilluar këtë vit në Kiev të Ukrainës, ka folur sërish pas eliminimit në natën e parë gjysmëfinale të këtij festivali.

Në një postim të saj, Linda ia hedh fajin një faktori që e ka kufizuar për performancën e saj në skenë.

Ajo thotë se ishte e sëmurë dhe me ilaçe, duke shtuar me humor se ndoshta do hante mikrofonin një moment gjatë këngës nga sikleti.

“Nuk e di se çfarë më ndodhi në atë moment, mendoj se doja të haja mikrofonin (qesh). Isha me ilaçe dhe dhimbje në kraharor 2 orë para se të këndoja dhe mendova për një moment nëse do të këndoja ose jo atë natë sepse isha e sëmurë… siç nuk e di çfarë… por u luta! Iu luta parajsës që të lirohesha nga çfarëdo gjëje që po më kufizonte dhe më pas kjo ndodhi”,- shkruan Linda Halimi në profilin e saj në Facebook.

Linda është e disata këngëtare shqiptare që nuk arrin të kualifikohet në finale të Eurovizionit.

Renditja më e mirë e të gjitha kohërave për Shqipërinë është ajo e Rona Nishliut, e renditur në vend të 5-të me këngën “Suus”. /360grade.al/

Share: