Home KRYESORE Unë e kishëm ditë q’i Marksi osht rus, ai paskesh qenë gjermon.

Unë e kishëm ditë q’i Marksi osht rus, ai paskesh qenë gjermon.

Nga Ilir Demalia

Injoranca dhe idiotlliku ka kaluar çdo cak në Shqipëri,

….duke lexuar statuse e komente rreth të djathtës:

1. Njeriu lind I djathtë ?!

Njeriu nuk lind as I majt as I djatht. Lind dhe zhvillohet në familje, edukim e shoqëri, as I majtë as I djatht, as në mes ( me kēmbën e mesit po). E djathta e majta janë filozofi, doktrinë dhe klasë shoqërore.
Vetëm në Shqipëri dhe shqiptarët jashtë ndodh që jetojnë më ndihma sociale ne thonë: jom i djatht?!!

2. Po të kesh qenë I persekutuar je automatikisht I djathtë?!

Ta bëjmë Musine Kokalarin të djathtë apo Mithat Frasherin dy figurat më atdhetare dhe civilizuese të mjerimit tonë.

3. Partitë nacionaliste janë të djathta?!

Balli Kombëtar ka qenë parti e majte më program politic dhe ekonomik të tillē të percaktuar në dekalogun e ballit.

Në Kinostudio kishim Josif Kromidhën dhe Nuri Metonin, drejtor dhe nëndrejtor grupesh xhirimi. Të dy anëtar partie. Të dy qefli mas gastares rakisë.

Josifi i thotë Nuriut një ditë, -Nurio ty duhet me të dergu për I kurs 6 mujorsh në shkollë të partisë,(si juristat e plepave të demokracisë) se mëson atje mo mirë punët e partisë ne kamunizmin

Nuriu i kthehet, – po çare do mësoj o Cife na I ka mësu partia të gjitha?!

Josifi- po shko mer hajvon se pri nendrejtor bohesh drejtor.

Me mos e zgjat Nuriu shkoj në shkollë të partisë gjasht muaj, kur u kthye e pyet Josifi në kafen e Kinostudios ku ishin tu pi kafen e mjesit kallabaliku filmave, -O më Nurio, si kalove në shkollë të partisë?

Nuriu, gjithë qef që mas 20 vjetësh anëtar partie kishte shkuar në shkollë të partisë I kthehet Josifit, – Cife, unë e kishëm ditë q’i Marksi osht rus, ai paskeshm qenë gjermon. Sa mirë bona që shkova n’shkoll të partisë o Cife.
Nuriu mbasi mesoj që Marksi ishte gjermon u bë nga nen-drejtor, drejtor filmi !!

Kështu janë partit sot në Shqipëri dhe e majta dhe e djathta si Cifja me Nuriun

Share: