Home KRYESORE Arrestohet drejtoresha e Hipotekës të Sarandës, shpërdoroi detyrën

Arrestohet drejtoresha e Hipotekës të Sarandës, shpërdoroi detyrën

Është arrestuar drejtoresha e Hipotekës në Sarandë, Ana Shehu. Burime nga Prokuroria kanë bërë të ditur se Shehu është arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes në fushatë elektorale.

Shehu ishte pezulluar nga detyra rreth 20 ditë më parë pas dyshimeve për akuzat e mësipërme, ndërkohë që nesër pritet masa e arrestit për të.

Aktualisht, Shehu gjendet e shtruar në spitalin e Sarandës dhe po merr mjekim. Mjekët kanë pohuar se arsyeja e shtrimit ishte gjendja e rënduar emocionale të Shehut./lapsi.al

Share: