Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, sqaroi edhe njeherë arsyet e krijimit të kësaj force politike.
Blushi: Kam 12 vjet në opozitë, që nga vitit 2005. Në raport me këta nuk kam i bërë asnjë dëm vendit. Basha vetëm dy vjet në opozitë ka, sepse ka qenë vetëm në qeveri. Unë dola nga qeveria, Basha u fut në çadër dhe në qeveri. Kam qënë kundër koncesioneve, kundër armëve kimike. Kreu i LIBRA, ka treguar se përse nuk ka bërë pjesë të tij persona të njohur apo që kanë një karrierë politike të mëhershme.
Duke folur për kandidatët, Blushi u shpreh se ky ka qenë qëllimi kryesor i kësaj force politike, të prezantohen si një fuqi të njerëzve të zakonshëm.
Gjithashtu ai shprehet se asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë mëkat, dhe se në këtë formë mund t’ua kërkojë votën qytetarëve.
Blushi: Ne kemi pasur qëllim që LIBRA ta prezantojmë si një fuqi të njerëzve të zakonshëm. Është deyruese sepse besoj që populli i shqipërisë është i papërfaqësues. Po flas si shtresë, ose janë shumë të pasur, ose kanë qenë të varfër dhe janë bërë shumë të pasur nga politika. Sepse nuk aknë bërë asnjë mëkat
Në studion e “Të Paekspozuar”, Blushi ka bërë krahasimin mes anëtarëve të partisë së tij dhe ministreve të qeverisë Rama. Sipas tij, ministrja Kodheli, Spiropali, Xhaçka nuk kanë bërë asgjë më shumë se anëtarët e partisë së LIBRA, të cilat disa i kanë konsideruar si “anonim”.
Blushi: “Kush i ka folur shoqërisë shqiptare. Elisa Spiropali, Mimi Kodheli, Olta Xhakça? Ato s’kanë bërë asgjë. Puna e parë e Elisa Spiropali kryedoganiere”.