Home KRYESORE Blushi akuza te renda ndaj Ramës: Nënpunëset ordinere i bëri Ministre

Blushi akuza te renda ndaj Ramës: Nënpunëset ordinere i bëri Ministre

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi i ftuar në emisionin “Të PaEkspozuarit” në News24 ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke e quajtur atë të paaftë si kryeministër në zgjedhjet që ka bërë.Inline image 1“Në parlament janë shumë atipikë politikanët. Kandidatët e LIBRA-s nuk merren as me mbjellje kanabisi, as kontrabandë ilaçesh.  PD-PS kanë qeverisur 12 vite rresht. Pushtetin ja kanë lënë të pasurve. Shqipëria ka mbetur peng i 300 njerëzve. Rama nënpunësen ordinere të Bashkisë së Tiranës, e bëri Ministre Shëndetësie. Po Lindita Nikolla kush është? Njeri që shiste certifikata me lekë. Kush ishin këta. Nuk punohet me këta, janë mediokër,” u shpreh Blushi, shkruan BalkanWeb
Edhe juve nga sistemi keni dalë…
Blushi: Në 91-shin doli një komunist 25 vjet, u vu në krye të një partie tjetër dhe u besua se ky komunist mund të ndryshonte sistemin. Unë nuk mund të vi nga Marsi. Meta, Rama, kanë gjithë këto vite në pushtet. Unë kam 12 vjet në opozitë. Ku është bindja ime me këtë sistem. Në raport me këta nuk kam bërë asnjë dëm. Basha po ashtu, unë kam vite që kam dalë nga qeveria, Basha u fut. U fut në fillim në çadër pastaj në qeveri. Këta kanë qeverisur të gjithë.
Cila ka qenë vota juaj e parë kundër Ramës?
Blushi: Tetor 2013 për armët kimike që do vinin nga Siria. Pastaj kundër ligjit të arsimit të lartë. Kundër ligjit të pronave. Këto janë momente themelore. Kundër ligjit të plehrave që do vinin para një viti. Edhe kundër buxhetit. Askush s’e ka bërë këtë që kam bërë unë. Unë sot jam e vetmja opozitë në Shqipëri. Nuk jam në qeveri unë, nuk kam votuar koncesion, nuk kam marrë ryshfet, nuk kam emëruar drejtor. Unë do heq nga puna të gjitha ato që janë futur nga partia. PD, PS dhe LSI, bashkë për t’i shpëtuar drejtësisë.
Share: