Zv.ndihmës Sekretari American i Shteti Hyot Brean Yee do të zhvillojë një tjetër tur takimesh në vendet e rajonit, përfshi edhe Shqipërinë. 360grade.al ka mësuar se agjenda e zyrtarit të lartë American ka të bëjë me zhvillimet në rajon, veçanërisht me rrezikun nga ndikimi rus, luftën kundër terrorizmit, shtetin ligjor. Burime diplomatike bëjnë me dije se Hyot Brian Yee do të jete në Shqipëri edhe në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, ku do të kryesojë ekipin e vëzhguesve të Shba, në përbërje të të cilit janë edhe kongresmenë dhe anëtarë të komitetit të Helsinkit.
360grade.al ka mësuar se në vizitën e pritshme në Tiranë, z. Yee do të ketë gjithashtu në vëmendje zbatimin e pikave të marreveshjes McAllister plus, veçanërisht përsa I takon reformës në drejtësi dhe zbatimit të saj, ku përfshihet edhe Vettingu. Kujtojmë se vizita e fundit e Yee në Tiranë ishte në mesin e muajit maj, ku pas takimeve me krerët me të lartë të politikës në vend u arrit edhe marreveshja me opozitën. Vizita e Yee gjithashtu zhvillohet në një kohë kur Kosova do ketë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe do ketë qeverinë e re.