Home KRYESORE Eni Çobani “lë” profesionin si avokate , tashmë pjesë e grupit së...

Eni Çobani “lë” profesionin si avokate , tashmë pjesë e grupit së Flor Mumajesit

“Three Dots” është një nga lebelat më të pëlqyer në Shqipëri dhe Kosovë. Pjesë e tij janë disa nga emrat më të dëgjuar të muzikës si producenti Flori Mumajesi, Kledi Bahiti, Klajdi Haruni, Bruno, DJ Vicky etj. Megjithatë, grupit të çunave i është bashkuar edhe një tjetër person, këtë herë i përket gjinisë tjetër. Bëhet fjalë për juristen e njohur Eni Çobani, e cila është një nga fanset më të zjarrta të muzikës së djemve. Klajdi Haruni pak minuta më parë ka publikuar një foto, ku shfaqen bashkë me Florin dhe Eni Çobanin, në të cilën shkruan:

“I shtohet skuadrës Three Dots”.

Nga ana tjetër, zonja Eni ka komentuar duke shprehur konsideratën e saj për muzikën e çunave:

“ Ju jeni më të mirët. Është dashuri e vjetër kjo imja me ju dhe nëse është e zjarrtë akoma do të thotë që nuk do të shuhet kurrë. Ju dua shumë”- ka shkruar Eni./360grade.al/

Share: