Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e konsideron përgjegjësi të jashtëzakonshme rezultatin e zgjedhjeve për Partinë Socialiste veçanërisht në Tiranë.
Gjatë një dalje për media nga selia e Partisë Socialiste, Veliaj u pyet edhe për një prishje të mundshme të koalicionit me LSI-në në Këshillin Bashkiak të Tiranës pas rrethanave të reja të krijuara midis dy forcave politike.
Veliaj: 18 mandate në Tiranë janë një përgjegjësi e jashtëzakonshme sidomos me bashkinë e re.
Por, do të krijojë marrëdhënie e re me LSI-në probleme në këshillin bashkiak të Tiranës?
Veliaj: Pyetja ishte për zgjedhjet e përgjithshme. Për marrëdhëniet në Këshillin Bashkiak, ne kemi një atmosferë shumë pozitive me të gjithë aleatët. Besoj që kjo lloj qasje e bashkëpunimit nuk i ka dalë keq Bashkisë së Tiranës. Ne morëm një mandat masiv sidomos nga populli i Tiranës, i cili le të themi është më i emancipuar. Fitorja është e stërmadhe dhe mallkimi më i madh që mund t’u ndodh socialistëve në këto momente është t’u hyj vetja në qejf.
Në disa zona tipike të djathta si zona e Pazarit të ri, për herë të parë në histori kanë votuar majtas. Edhe anëtarët e PD-së thonë se para punës nuk mjaftojnë llafet.
A do të kërkoj Veliaj mbështetje tek këshilltarët e djathtë?
Veliaj: Unë nuk jam për pazar. Gjer tani kjo gjë nuk ka ndodhur. Sa herë ulem në thryezën e Këshillit Bashkiak kërkojnë një koalicion sa më të madh. Edhe në mbledhjen e fundit, për disa tema jo shumë radikale, ne kishim një koalicion përtej koalicionit politik. Për sa kohë, unë kërkoj bashkëpunim dhe gjej bashkëpunim, do të vazhdoj punë./ora News