Home KRYESORE E ka shkelur Kushtetutën si President i Zgjedhur? Meta: Ta mbledhë parlamentin...

E ka shkelur Kushtetutën si President i Zgjedhur? Meta: Ta mbledhë parlamentin e të më shkarkojë

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Opinion” u pyet nëse e ka shkelur Kushtetutën duke u angazhuar në fushatën elektorale.

“Nëse unë kam shkelur Kushtetitën, nesër ta mbledhi parlamentin dhe të më shkarkojë”, tha Meta. Por tha ai, unë trim kam lindur e s’kam nevojë të trimërohem, iu kundërvu Meta pyetjes së Blendi Fevziut.

“Përfshirja ime është mëse normale, edhe pse jam zgjedhur President tre muaj më parë. Unë mund të isha edhe kryetar i LSI deri më 23 Korrik, por nuk e bëra këtë gjë duke qënë se në të ardhmen LSI do drejtohet nga Vasili. Ideja ime ka qënë që unë duhet të përfshihem kryesisht për të mbështetur kandidatët e rinj.”, – shtoi Meta.

Share: