Home KRYESORE Ênderr per t’u sherbyer te varfëve.

Ênderr per t’u sherbyer te varfëve.

Nga Xhoi Jakaj

Kam ca kohë që heshtë dhe as shkrime ne gazetë nuk kam botuar, kam dëgjuar e parë,kam pritur në menyren time zgjedhjet; meqënese neser duhet të votojmë unë do ëndërroja që paskëtaj te vinte një qeveri;

1- për të varfërit,dhe të papunësuarit

2- për ata që kanë vite që nuk e kanë ngopur barkun me bukë( për hir të së vertetës ka shumë)

3- për gratë e dhunuara jo vetëm ne menyre fizike por edhe ato shpirterore apo dhuna të formave të ndryshme(ka shumë) që kane vite ëndrra të thurura për pakez liri…

4- për fëmijet jetime që kane humbur prindërit apo njërin prind e kanë në arrest me burg

5- për të moshuarit dhe pensionet e tyre qesharake që mezi paguajnë ujin e dritat

6- për të rinjtë që duan studime e punë të ndershme dhe ndergjegjesim që shkallët e karrierës e pushtetit arrihen me studime, punë, perpjekje, dhe jo me servilizma e fasada fotosh të kryetarêve të partive politike

7- për njerëzit e thjeshtë qe kurrë si degjoj njeri por gjithnje ishin degjues te mire te lidërve apo opinionisteve bajate në sheshe apo debate televizive,

8- per drejtêsinë e munguar prej vitesh e që vazhdon e do vazhdoje edhe vite të tëra

9- per të ardhmen e fëmijëve në ketë vend të bekuar me mal, det, diell, tokë pjellore e pasuri te shumë- llojshme, por të mallkuar nga politikanët qe flasin,ulurasin, premtojnë, mallkojnë, urojnë, por nuk ndryshojnë….?!

10- ëndrra mbyllet duke e derguar gjithë politiken me pushime shumeeeee të gjata e duke zbuluar një “Robin Hud”që u merr gjithë pasurinë e vene në pak vite por në shifra galopante e duke jua dorezuar popullit të thjështe e të lodhur deri në rraskapitje prej 27 vitesh pritje për një ditë te bardhë……..???!!

Share: