Eni Çobani, veçse e suksesshme në profesionin e saj si juriste, duket se ka marrë zemrat e publikut shqiptar edhe si personazh pasi ajo është tejet e veçantë në gjithçka tregon në rrjete sociale.
Ajo nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për familjen, sidomos për djalin e saj Aldin, mirëpo asnjëherë nuk e kishim parë krah bashkëshortit dhe dukej se kjo ishte një pjesë shumë private për Enin, të cilën nuk donte ta bënte publike.
Epo, juristja ka menduar që është e kotë ta fshehë një person aq të veçantë sa bashkëshorti. Krahas një fotoje shumë të bukur të të dyve, Eni ka shkruar me fjalë zemre:
“Ave, je njeriu më i afërt i jetës time dhe të falënderoj pafund për mrekullinë e jetës tonë, Aldin e shtrenjtë!” – ka përfunduar ajo.