Home KRYESORE Kallzimet penale ne Fushaten Zgjedhore 2017 dhe pushimet nga puna

Kallzimet penale ne Fushaten Zgjedhore 2017 dhe pushimet nga puna

Kodi Penal i ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017 ka ashpërsuar denimet per veprat penale qe lidhen me zgjedhjet. Pas ndryshimeve ligjore te 23 Majit 2017, këto të fundit nuk kualifikohen më si kundravajtje penale por si krim zgjedhor. Pas ndryshimeve që pësoi Kodi Penal, nuk ka më sanksione me gjobë, por vëtëm dënme me burgim, që mund të variojnë nga disa muaj e deri në 5 vjet.

Qendra per Çeshtjet e Informimit Publik, INFOCIP, ne kaudër të Platformës së DHOMES ZGJEDHORE, po monitoron zbatimin e percaktimeve te reja ligjore ne Kodin Penal per Krimin Zgjedhor, ndryshuar me ligji nr. 89/2017, datë 22.5.2017, dhe konkretisht të gjitha parashikimet që përmbahen tek Kreu X i KP “Veprat penale qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve”.

Të dhënat e monitorimit per periudhen parazgjedhore janë përmbledhur në një raport special, i cili “fotografon” situaten e kallzimeve penale dhe te shkarkimet nga puna mbi bazën e parashikimeve që përmban Kodi Penal i ndryshuar në 23 Maj 2017, si dheVKM nr. 473 / 2017.

Qe nga fillimi i fushates e deri ne mbylljen e saj rezultojne 30 kallzime penale. Numrin më të madh të kallzimeve e zënë ato që kanë të bëjnë me shpërdorimin e fugurës së zyrtarit publik në fushatë zgjedhore, e parashikuar kjo nga neni 328/a i Kodit Penal. Kjo shifër mund të jetë dhe më lartë në ditet në vijim, pasi pritet porcesi i perfundimit te verifikimeve nga monitoruesit e Task Force edhe per te pezulluarit nga puna..
Nga totali i kallzimeve, me shpesh eshte referuar neni 328/a “Përdorimi i Funksionit Publik për veprimtari politike ose zgjedhore, ndjekur nga neni 328 “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe me pak raste për veprat penale të krimit zgjedhor, parashikuar nga nenet 331, 332/a, 325 dhe 329.

Ndër figurat e larta që kanë re pre e denoncimeve/kallzimeve janë kryeministri i vendit njëherazi kryetar i PS, Edi Rama, Kryetari bashkisië Kamëz, Xhelal Mziu, Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, kandidati për deputet në Qarkun e Beratit Fadil Nasufi, etj. Po ashtu, një numër i konsiderueshëm drejtorës dhe nëpunës të lartë të armistratës, duke filluar nga sekretarët e përgjithshëm të ministrive, drejtori i Posta SHA, apo shefa doganash apo ne tatime, apo edhe drejtore burgjesh janë larguar nga detyra. Në këtë kategori bëjnë pjese edhe drejtorë të ndërmarrjeve të rendësishme si Albpetrol, Hekurudha dhe Ndërmarje të Ujësjellësit.

Ne numri i të shkarkuarave/ pezulluarve nga puna eshte 43 (dy prej tyre jane ne fakt doreheqje), kryesisht me motivacioni per perfshirje ne fushate, kurse 55 janë procedime disiplinore. Në total janë rreth 100 shkarkimet apo pezullime nga puna ne kete fushate elektorale. Promotori kryesor i shkarkimeve nga puna kane qene ministrat teknike te PD, ku me shume shkarkime rendit Minstri i Drejtesise, i ndjekur Minsitria e Arsimit dhe ajo e Mireqenies Sociale.

Ne shumicen e vendeve të punës të mbetura vakant janë emëruar menjeherë personel nga titullarët e institucioneve, duke krijuar këtu një moment interpretimi nëse janë të legjitimuar vetë ministrat teknikë të bëjnë emerimë në punë në kohë fushate. /InfoCip

Share: