Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se nuk do të ketë një koalicion midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Pjesë nga deklaratat: Shehi: Nuk ka asnjë lloj marrëveshje. Një njeri si unë nuk do të pranoj një marrëveshje me të majtën asnjëherë. Më mirë rri në opozitë se sa të bashkëqeveris me të majtën. Në qoftë se një qeveri i ka ardhur dita për t’u rrëzuar le të rrëzohet. Unë i drejtohem popullit demokrat që qeverisje të përbashkët nuk ka për të pasur. Na e ka siguruar këtë zt.Basha.
Hila: Ju thoni që nuk do të keni ministra në qeveri?
Shehi: Absolutisht jo. Ne duhet t’i fitojmë vetë zgjedhjet. Qenë në qeveri këta 4 vjet, bashkë me aleatin, u puthën dhe u grinë. Këta kanë pasur mazhorancën më të madhe në Shqipëri. Këta nuk kanë shirita të presin. Zt.Berisha me gjithë huqet e tij, çau malet e Shqipërisë. Ky filloi një reformë administrative që e bëri thjesht funksion politik.