Home KRYESORE Mesila Doda jashtë Parlamentit, feston komuniteti LGBTI

Mesila Doda jashtë Parlamentit, feston komuniteti LGBTI

Anëtarët e komunitetit LGBTI, duket se po e shijojnë mbetjen jashtë Parlamentit të Mesila Dodës. Nga numërimi i deritanishëm i votave, Doda nuk arrin të hyjë në radhët e deputetëve.

“Bye bye Mesila ? A të patëm thënë që je aksident në politikë ? Të fala Kelit”. Kështu shkruan në facebook, Kristi Pinderi, një nga eksponentët kryesorë të LGBTI.

Jo rrallë herë kandidatja për deputete e PDIU-së dhe komuniteti LGBTI janë përplasur mbi konceptin krejt te ndryshem që Doda dhe këta të fundit kanë për familjen.

Gjatë fushatës elektorale, LGBTI ka bëri një “antifushatë” për Mesila Dodën dhe te tjere, duke u bërë thirrje shqiptarëve dhe në veçanti komunitetit LGBTI, të mos i votojnë si deputete të Parlamentit Shqiptar.

Share: