Kjo ka qenë batuta që Ilir Meta ia ka “plasur në fytyrë” Edi Ramës, për të treguar se LSI është forcë e parë dhe rezultati i zgjedhjeve të 26 qershorit do jetë spektakolar.
“Nëse në 26 qershor Rama nuk gjen dot numrin e Vasilit, të gjejë Narin, se e gjen ai Tit Vasilin”.
Meta i ka sugjeruar Edi Ramës që pas 25 qershorit të lidhet me Nard Kokën, vëllai i deputetit Lefter Koka.
Nard Koka ëshë ‘kumbari’ i koalicionit PS-LSI në vitin 2013. Më tej gjatë fjalës së tij në emisionin “Debat të Channel1”, Ilir Meta tha se “nuk ka asnjë shans që PD dhe PS të marrin 71 mandate bashkë”.