Biznesmeni kinez, Jack Ma, ka thënë se evoluimi i teknologjisë mund të përbëjë rrezik jo vetëm për tregun e punës, por në fakt mund të shkaktojë edhe një Luftë të Tretë Botërore.
Në një intervistë për CNBC, pronari miliarder i “Alibaba”-s tha se liderët botërorë e kanë për detyrë që t’i edukojnë njerëzit të parandalojnë dhimbjen e shkaktuar nga rritja e shpejtë e automatizmit dhe inteligjencës artificiale.
“Revolucioni i parë teknologjik shkaktoi Luftën e Parë Botërore”, tha ai. “Revolucioni i dytë teknologjik shkaktoi Luftën e Dytë Botërore. Ky është revolucioni i tretë teknologjik”, shtoi ai.
Ai tha se mundësitë që ai i sheh në evolucionin e IA dhe globalizmit janë arsyet pse ai udhëton aq shumë.
Ai thotë, se në këto udhëtime të shumta që bën, “flet me qeveri dhe liderë shtetërorë” duke i këshilluar që të lëvizin shpejt.
“Nëse nuk lëvizin shpejt, do të ketë telashe”, tha ai. /360grade.al