Home KRYESORE Topi nga Korça sulmon marrëveshjen Rama-Basha

Topi nga Korça sulmon marrëveshjen Rama-Basha

Kryetari i FRD, Bamir Topi gjatë një takimi me mbështetës në Korçë ka vënë në pikëpyetje rezultatin e marrëveshjes Rama-Basha. Sipas tij fakti që palët nuk kanë rënë dakord për të ndryshuar kodin zgjedhor ka shumë kuptim.

Topi: “Fakti që janë mbledhur në orët e vona, kanë shumë dyshime për këtë punë për ca janë mbledhur dhe kanë vendosur që korrigjimin e kodit zgjedhor mos ta bëjnë në funksion të këtyre zgjedhjeve atëherë ne jemi në një pikëpyetje të madhe sesi do të jetë rregullsia e këtyre zgjedhjeve. Ne kemi shpresuar tek faktori ndërkombëtar, por mesa duket edhe në këtë rast faktori ka qenë i pafuqishëm.”

Nga ana tjetër ai ka denoncuar fjalorin e përdorur nga partitë e mëdha, teksa ka shtuar se kandidatët e FRD janë me integritet dhe më të kualifikuar.

Topi: “FRD me të gjithë përfaqësuesit e saj përfaqësohet me njerëz dinjitozë, të ndershëm. FRD sfidën e parë e ka për tu futur në Parlament.”

Topi ka nënvizuar se FRD është parti e qendrës së djathtë dhe në thelb të saj është atdhedashuria teksa dhe njëherë ka theksuar të drejtën e pronës që për të deri tani është mohuar.

Share: