Nga Ilir Demalia
Këto zgjedhje treguan përfundimisht, se në Shqipëri, nuk ka dha as nuk ka pasur të djathtë historikisht, në qoftë se dimë ideologjinë dhe konceptet e të djathtës, filozofinë dhe doktrinën e saj.
Këto zgjedhje, bindëshëm provuan, se dhjetori pluralist 1990, ishte farsa komuniste e vazhdimsisë së mbajtjes pushtetit ekonomik dhe politik me eliten dhe strukturat e regjimit komunist duke krijuar PD-në e “syrit vigjilent” të partisë si barkë shpëtim-vazhdimisie…
Lufta antikomunistë-komunistë shërbeu si tullumbace të fluturimit të shtresës së persekutuar dhe shpërdoruar në pluralizmin e tullumbaceve, duke humbur kartën morale, integritetin dhe duke mos arritur të jenë kurrfarë faktori por të ngelur si një rekuizite në magazinat e historisë.
Këto zgjedhje treguan dhe njëherë, me rrahjet, armët, fikjen e energjisë, gjakosjen, gjuhën e pëdorur, se ne, jemi larg shoqërive të civilizuara, shumë larg aplikimit një shoqërie demokratike, dhe shumë ngjashëm, si vazhdimësi totalitariste me tullmbace shumëngjyrshe demokratike, folklorizëm patriotik të nivelit të vendeve të pazhvilluara.