Home KRYESORE Video/ Shkon në 12 numri i viktimave në sulmit në Teheran

Video/ Shkon në 12 numri i viktimave në sulmit në Teheran

12 persona raportohen të vdekur në sulmet terroriste të Teheranit mëngjesin e sotëm. Shumë të tjerë janë të plagosur. ISIS ka marrë përsipër sulmet në Iran.

3 apo 4 sulmues kanë pushtuar parlamentin pasi vranë rojën në hyrjen kryesore. Pak minuta më vonë u sulmua mauzoleuni i Khomeinit, në pjesën jugore të Teheranit.

Një sulmues ka aktivizuar jelekun vetëvrasës, tjetri është vrarë nga forcat e sigurisë, ndërsa sulmuesit e tjerë janë arrestuar, raporton media shtetërore IRIB.

Ministria e Inteligjencës e Iranit tha se sulmet ishin kryer nga “grupet terroriste”.

Këto sulme u bënë më pak se një muaj, pasi presidenti, Hassan Rohani, që është politikan relativisht i moderuar, në mënyrë bindëse e fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 19 maj. Megjithatë, në Iran autoritet më i lartë është lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei. /Opinion.al

Share: